Lëndohet futbollisti i madh i Realit, mungon ndaj Valencias (FOTO)

Gareth Bale nuk do të luajë për Real Madridin në ndeshjen e ardhshme kundër Valencias në La Ligë, për shkak të një lëndimi.

Sport

06/05/2016 13:25

Gareth Bale do të mungojë në ndeshjen e ardhshme kundër Valencias, të dielën.

Ylli i Real Madridit – futbollisti më në formë i ekipit në javët e fundit – e përfundoi me lëndim duelin ndaj Manchester Cityt në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Andaj, ai nuk do të jetë i gatshëm për lojë për takimin e parafundit të këtij sezoni në La Ligë, shkruan e përditshmja sportive madrilene “Marca”, përcjell “Lajmi.net”.

Por, bëhet fjalë për një lëndim të lehtë dhe ai pritet të rikuperohet brenda tri-katër ditëve të ardhshme.

Dhe, ai nuk rrezikon të mungojë në finalen e Ligës së Kampionëve më 28 maj në Milano.