Lëndohen tre zhytës në Mitrovicë

Tre zhytës janë lënduar sot në Mitrovicë.

Lajme

29/07/2018 16:17

Lajmin për kallxo.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Po, është e vërtetë se 3 zhytës janë lënduar. Ata kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve që kanë marrë gjatë një gare që po zhvillohet në Liqenin Akumulues”, ka thënë Avni Zahiti, duke shtuar se nuk ka më shumë detaje.

Në Liqenin Akumulues në Mitrovicë është duke u zhvilluar një garë e kërcimit.