Lëndohen dy këmbësore gjatë një aksidenti në Prishtinë

Dy këmbësore janë lënduar sot gjatë një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Lajme

20/01/2018 18:24

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, e cila tha se të në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

“Sot rreth orës 16:00, policia e Kosovës ka pranuar informatë se në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në të cilin janë përfshirë tri automjete dhe dy këmbësorë.

Lëndimet kanë pësuar këmbësorët B.B (femër) e vitit 1980 dhe E.B (femër) e vitit 1986. Të njëjtat janë dërgyar për tretman mjekësor në QKUK”.