Lëndohen 8 punëtorë gjatë ndërtimit të një objekti

Punëtorët e ndërtimtarisë në sektorin privat vazhdojnë të përballen me kushte të rënda dhe pa siguri në vende të punës. 

Lajme

12/12/2014 12:38

Tetë punëtorë janë lënduar gjatë ndërtimit të një objekti në Zhabar të Mitrovicës.

Njëri prej tyre me lëndime më të rënda është përcjellë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, derisa shtatë prej tyre po trajtohen në Spitalin e Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Avni Zahiti. Ngjarja ka ndodhur pak minuta para orës 12:00.