Lëndimi i këmbës ia shpëtoi jetën futbollistit të Chapecoenses

Sulmuesi i Chapecoenses, Alejandro Martinuccio, ka sqaruar se nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të skaudrës për shkak të një dëmtimi. Ekipi brazilian po udhëtonte drejt Medellinit për ndeshjen e parë të finales së Copa Sudamericana kundër Atletico Nacional, por avioni i tyre u rrëzua në Cerro Gordo në komunën La Union. “Është një moment…

Sport

29/11/2016 18:49

Sulmuesi i Chapecoenses, Alejandro Martinuccio, ka sqaruar se nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të skaudrës për shkak të një dëmtimi.

Ekipi brazilian po udhëtonte drejt Medellinit për ndeshjen e parë të finales së Copa Sudamericana kundër Atletico Nacional, por avioni i tyre u rrëzua në Cerro Gordo në komunën La Union.

“Është një moment shumë i vështirë. Sapo u zgjova mora vesh këtë lajm. Jam shumë i pikëlluar. Jam drejt rikuperimit nga dëmtimi ndaj nuk udhëtova, kjo është dhe arsyeja pse nuk isha në atë avion. Është një moment shumë i vështirë, ne po lutemi për shokët e skuadrës”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.