Lëndimi i Benzema: A do t’i nënshtrohet operacionit ylli i Real Madrid?

Karim Benzema po përballet me një lëndim, lëndim ky që po duket të jetë tejet problematik për sulmuesin francez.

Sport

22/01/2019 22:30

Benzema ka lënduar gishtin e këmbës, por duket se ai nuk po shqetësohet shumë dhe po mendon që ta “injorojë” një operacion të mundshëm.

Ai preferon që të luaj me mjete ndihmëse në gishtin e tij, por nuk preferon që t’i nënshtrohet “thikës”, shkruan “Goal”, transmeton lajmi.net.

Lojtari do të jetë i aftë që të luaj me skuadrën, por sigurisht se gjendja mund ta pengojë që të jap maksimumin.

Me të njëjtin problem lojtari u paraqit edhe në ndeshjen kundër Sevilla, të cilën Real Madrid e fituan me rezultatin 2:0.

Një “injorim” i tillë mund t’i shkaktojë yllit të Real Madrid shumë probleme në të ardhmen. /Lajmi.net/