Lëndim i ‘rëndë’ i Pepes

Me fillimin e pjesës së dytë të sezonit, asnjë skuadër nuk guxon të humb ndonjë futbollist të rëndësishëm për shkak të lëndimit. Andaj, nuk ishte çudi që stafi teknik i Real Madridit dukej i brengosur kur mbrojtësi Pepe qëndronte i shtrirë në tokë gjatë një seance stërvitore. Bashkëlojtari i tij Marcelo ishte duke e ngushëlluar…

Sport

18/01/2014 10:04

Me fillimin e pjesës së dytë të sezonit, asnjë skuadër nuk guxon të humb ndonjë futbollist të rëndësishëm për shkak të lëndimit.

Andaj, nuk ishte çudi që stafi teknik i Real Madridit dukej i brengosur kur mbrojtësi Pepe qëndronte i shtrirë në tokë gjatë një seance stërvitore.

Bashkëlojtari i tij Marcelo ishte duke e ngushëlluar kurse asistenti Zinedine Zidane u afrua për të parë se çka ndodhi.

Mirëpo, nuk ishte ashtu siç dukej në shikim të parë, pasi në momentin kur në vendin e ngjarjes erdhën trajnerët e tjerë, futbollistët treguan se bëhej fjalë për një shaka.

Zidane dhe bashkpuntorët e tij fatmirësisht e pranuan anën komike por nuk ka dyshim se trajneri Carlo Ancelotti nuk ishte duke buzëqeshur, derisa skuadra e tij synon të vazhdojë ndjekjen e Barcelonës në garë për titull në La Ligë.