Lëndët e pakryera të EULEX-it në proces të transferimit tek prokuroria vendore

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), ka përfunduar mandatin më 14 qershor, të cilin e kishte me përgjegjësi ekzekutive, monitoruese dhe mentoruese.

Lajme

27/08/2018 19:35

Pas kësaj date, ky mision ka kaluar në mandat këshilldhënës për gjyqësorin e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, misioni gjatë kësaj periudhe do t’i mbajë disa aktivitete të monitorimit, në veçanit në lidhje me lëndët gjyqësore që tashmë janë në process të transferimit te misioni i vendit.

E lidhur me këtë proces, lajmi.net ka kontaktuar me prokurorin e Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxhën.

Ai ka thënë se transferimi i lëndëve nga EULEX-i në organet vendore është në proces e sipër.

Megjithatë, transferimi i lëndëve për krime të luftës pritet të jetë një proces më i komplikuar.

“Për krimet e luftës është një department i veçantë. Megjithatë lëndët e EULEX-it janë duke u transferuar në Prokurorinë vendore”, ka thënë Hoxha për lajmi.net.

E pas largimit të EULEX-it nga Qeveria e Kosovës ishin shprehur të bindur që Kosova ka kapacitete të mjaftushme që të marrë në dorë vetë lëndët gjyqësore.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kishte thënë se tashmë ekzistojnë vlerësime edhe nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare në Kosovë se mekanizmat e drejtësisë, por edhe ato të sigurisë, kanë kapacitet që t’i marrin mbi vete të gjitha përgjegjësitë që deri tash i ka pasur EULEX-i./E.D/Lajmi.net/