Lëkurë e thatë dhe e dehidratuar? Si t’i ktheni butësinë e mëndafshtë me 3 përbërës

Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut, si rrjedhojë është më e ekspozuara ndaj ndryshimeve në regjimin ushqimor, ritualin e përkujdesjes, ekspozimit në diell, veprimit të agjentëve të jashtëm etj.

Lifestyle

10/11/2017 21:05

Irritimi i lëkurës, skuqja dhe kruarjet e vazhdueshme janë disa prej shenjave që paralajmërojnë se në lëkurën tuaj po ndodh diçka, por si duhet të veproni në ato momente? Sigurisht që gjëja e parë që duhet t’ju shkojë ndërmend është vizita tek mjekun, por në pamundësi të tij ne ju njohim me të gjitha trajtimet që mund të përdorni në shtëpi për të qetësuar lëkurën e irrituar:

1.Vaj i arrës së kokosit: Në qoftë se lëkura e irrituar vjen si rezultat i thatësisë së saj, ju këshillojë të aplikoni disa pika vaj kokosi të përzier me xhel të Aloe verës, transmeton Living.al.

2.Sodë buke: Edhe pse nuk jemi sezonin e mushkonjave, nuk është habi që të ndjeni ndonjë pickim prej tyre edhe në këtë periudhë. Gjëja e parë që duhet të bëni është të përgatisni një pastë me sodë buke dhe ujë dhe vendoseni mbi lëkurë.

3.Mjalti: Nëse lëkura juaj është e acaruar, e thatë, thuajse e pajetë mos u mendoni dy herë për ta hidratuar me mjaltë. Ky i fundit ka në përmbajtjen e tij shumë vitamina, antioksidantë dhe përbërës me veti antiinflamatore.