Lëkurë e butë dhe me shkëlqim? Ja maska ideale e natës

Lëkura po shndërrohet gjithmonë e më shumë në një problem, e kjo edhe si pasojë e pluhrave dhe ajrit të rënduar.

Lifestyle

23/09/2017 19:13

Shumë e thatë apo shumë e yndyrosur, duhet ta pranojmë se fytyra ka nevojë të vazhdueshme për pastrim apo ushqim nga faktorë të jashtëm.

Përgjatë natës, edhe pse ne nuk e kuptojmë, lëkura thith pluhra dhe papastërti pa limit. Që nga këllëfi jastëkut, e deri tek ambjenti brenda në dhomë, faktorë të këtij lloji bëhen shkak i problemeve të para me fytyrën.

Kështu, zgjohemi me lëkurën pa shkëlqim, të lodhue e shpesh herë të rrjepur, që vështirëson ako.a dhe më shumë rutinën e mëngjesit. Nëse vuani nga fytyra e thatë, maska që do të përshkruajmë më poshtë do t’ju japë rezultate mahnitëse.

Gjithçka ju duhet janë tre apo katër kokrra bajame të mëdha, të shtypura dhe grirë mirë. Shtoni qumësht pak nga pak, deri sa të kuptoni se është formuar një masë në formë paste.

Aplikojeni në lëkurë, e të nesërmen shpëlajeni me ujë të zakonshëm. Do të ndjeni butësinë e shkëlqimin si kurrë më parë, e kjo do të shndërrohet në maskën tuaj të preferuar, për tre ditë të javës. Ne ju këshilluam…