Leku letër: Ja cilët janë 12 këngëtarët shqiptarë që fitojnë nga 150 mijë euro në sezon

Janë të pasur apo të varfër artistët shqiptarë?! Disa thonë po, e disa jo, por një menaxher club-esh ka zbuluar shumat marramendëse që fitojnë disa nga emrat më të lakuar të tregut të muzikës.

ShowBiz

20/02/2018 14:29

Ai ka thënë për “Revista Who” se gjatë sezonit veror, artistët që kanë publikuar këngë të reja së fundmi, paguhen duke nisur nga minimumi 1500 euro, e për të vazhduar deri në 6000. Kështu, në bazë të llogaritjeve, një këngëtar paguhet mesatarisht 3000 euro për një koncert gjatë verës, shifër që e bën edhe më të thjeshtë përllogaritjen e të gjithë sezonit veror.

Nëse konsiderojmë se një artist ka të paktën 50 data koncertesh, nga 75 që ka i gjithë sezoni, atëherë konkludojmë se vetëm gjatë muajve të verës artistët fitojnë plot 150 mijë euro.

Disa prej tyre e superojnë këtë shifër me pjesëmarrjen në dasma, e gëzime të tjera familjare, që gjatë verës janë padyshim më të shumta në numër. Emrat që përfshihen në listën e atyre që kanë këto fitime, sipas “Who” janë :

Noizy

Flori Mumajesi

Aurela Gaçe

Alban Skënderaj

Xhensila Myrtezaj

Sinan Hoxha

Nora Istrefi

Ledri Vula

Dhurata Dora

Capital T

Kida

Samanta Karavella