Lekaj: Zgjedhjet e parakohshme e nxjerrin Kosovën nga amullia – Lajmi.net
Lekaj: Zgjedhjet e parakohshme e nxjerrin Kosovën nga amullia
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 23:37, 20 March 2017
Koalicioni PDK-LDK është i panatyrshëm dhe koalicioni i zorit. Urgjentisht duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, thotë Pal Lekaj.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka vlerësuar se koalicioni qeverisës PDK-LDK nuk ka fuqi t’i çojë përpara çështjet që janë me rëndësi vitale për shtetin.

Ai ka thënë se e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo krizë dhe amulli që është krijuar janë zgjedhjet e parakohshme.

Sipas Lekajt, AAK’ja është e gatshme dhe e përgatitur për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, Lekaj ka folur edhe për takimin e fundit ndërmjet përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës që është mbajtur në Tiranë javën e kaluar.

Ai ka theksuar se takimet e tilla nuk duhet të vazhdojnë, pasi nuk po sjellin rezultate pozitive.

Fjalët kyçe: AAK, Pal Lekaj, zgjedhjet

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Stealth Sniper
  • Play Berry Rush
  • Play Turbo Racing 3