Lekaj: Uroj të jetë bota e bashkuar, ashtu siç janë haxhileret në Haxh

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ju ka dëshiruar rrugë të mbarë haxhilerëve në përmbushjen e misionit të tyre, vizitën në “Mekë”.

Lajme

20/08/2017 15:46

Lekaj ka thënë se ashtu siç nuk ka ndarjë në baza të kombësisë, racës  e kategorive të ndryshme të njerëzve në haxh, ashtu edhe bota të jetë e bashkuar dhe në paqe për gjithë njerëzimit.

“Qytetarë të Kosovës, të besimit Islam, ju Haxhilerë që do të merrni rrugën për të vendi i shenjtë, në “Meke”, ku do të bëni lutje dhe do të kryeni një obligim të fesë tuaj.  Ju dëshirojë rrugëtim të mbarë e përmbushje të misionit sa të shenjtë aq fisnik për paqen në shpirtin njerëzorë, për çka ka nevojë më së shumti sot bota.

Ashtu siç nuk ka ndarje, në baza të kombësisë, racës, gjuhëve e kategori të ndryshme të njerëzve, në haxh, lutemi që edhe bota të jetë, e bashkuar, në paqe dhe e lirë për gjithë njerëzimin e saj.

Ndryshe sot janë nisur një grup i haxhilereve për në vendet e shenjëta, Mekë e Medinë.