Lekaj ua tregon të vërtetën ambasadorëve për rrugën Deçan – kufiri me Malin e Zi

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj së bashku me ambasadorët e BE-së të akredituar në Kosovë, ka vizituar punimet në rrugën Deçan - kufiri me Malin e Zi.

Lajme

26/07/2018 16:29

Lekaj ka thënë se ambasadorëve ka shpjeguar se kjo rrugë është asgjë më shumë se mundësi për zhvillimin e blegtorisë e turizmit për zonën e Deçanit dhe me gjerë.

“Duke i respektuar ligjet e vendit tonë, jemi në shërbim të secilit qytetarë. Rrugët po bëhet për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve dhe ekonomisë së tyre. Çdo interpretim tjetër është tendencë për të manipuluar opinionin e gjerë vendor dhe ndërkombëtarë”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Punimet në këtë rrugë i kishte kundërshtuar Manastiri i Deçanit, që kishte gjetur përkrahje edhe nga ndërkombëtarët./Lajmi.net/