Lekaj-Topallit: Në këtë natë Bajrami për 20 minuta je në shtëpi, kujdes më shpejtësinë!

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar në mënyrë të veçantë, deputeti e Vetëvendosjes, për përurimin e segmentit të 3-të në autostradën “Arbër Xhaferi”.

Lajme

14/06/2018 14:07

Lekaj i është drejtuar Faton Topallit, që pas përfundimit të seancës së sotme për 20 minuta do të jetë në Ferizaj, përcjell lajmi.net.

Lekaj po ashtu i ka bërë thirrje Topallit që të ketë kujdes më shpejtësinë.

Postimi i plotë i tij:

Deputet i nderuar, Faton!

Në këtë natë Bajrami, pas përfundimit të seancës, në shtëpinë tënde në Ferizaj do të jesh për 20 minuta, falë autostradës së re.

Ta rikujtoj që sot përuruam edhe pjesën e tretë të kësaj autostrade që vazhdon për në shtetin fqinj, Maqedoninë.

Mirëpres pyetjet e tua, të cilave do t’u përgjigjem me kënaqësi!

Udhë të mbarë dhe kujdes me shpejtësinë, miku im!

Urime Kosovë!