Lekaj thotë se LDK po kërkon zgjedhje për interesa personale
Kërkesa e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe paralajmërimi i tyre që në rast se nuk caktohet data e zgjedhjeve do të nisin mocionin për rrëzimin e Qeverisë, nga AAK po konsiderohet si tentim për interesa personale.
Lajme
Kështu të paktën është shprehur për Telegrafin, nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj.
Sidomos kur bëhet fjalë për disa që kanë qeverisë me Kosovën deri dje e në fakt asgjë s’kanë bërë për të, e tani në këtë kohë kur Kosova ka nevojë për qeverinë Haradinaj, këta bëjnë thirrje për zgjedhje, nuk mendoj se janë ka mendojnë mirë për vendin, ma shumë e kanë për vete”, ka thënë Lekaj.
Ndërkaq, sot shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në konferencën e rregullt javore ka theksuar se ata si parti do të propozojnë mbajtjen e një tryeze të përbashkët me të gjitha partitë politike, ku do të caktohej data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Sipas tij, nëse nuk do të pranohet kjo ofertë, atëherë ka shumë mundësi që LDK-ja ta qes në votëbesim qeverinë Haradinaj.