Lekaj shpreson që LDK-ja do ta nxjerr vendin nga kriza

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka theksuar se koalicioni PDK-AAK dhe Nisma (PAN) i ka numrat për ta formuar Qeverinë.

Lajme

04/07/2017 11:45

Në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, Lekaj ka thënë se ka deputetë nga partitë tjera që do ta përkrahin Haradinajn.

“Haradinaj në asnjë moment nuk do t’i fusë në provë deputetët në diçka që shkon në disfavor të Kosovës. Në këtë prizëm besoj që edhe tani do të ketë deputetë që do ta votojnë të nominuarin e PAN-it”, ka thënë ai, duke shtuar se që tani janë deri në katër deputetë jashtë PAN-it që do t’ia japin votën Haradinajt.

“Ramushi po punon që me pasë marrëveshje edhe me LDK-në. LDK më 2014 ka dalë nga VLAN-i dhe ka bërë koalicion me PDK-në. LDK ka treguar arsyeshmëri dhe gatishmëri disa herë ta ndihmojë vendin të dal nga kriza”, ka theksuar Lekaj./Telegrafi/.