Lekaj realizoi një sërë takimesh të frytshme në ditën e parë të vizitës së tij në Greqi

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, i cili po qëndron për vizitë në Greqi me ftesë të homologut të tij Christos Spritzis, ka realizuar një sërë takimesh me rëndësi.

Lajme

17/12/2018 19:48

Këtë e ka bërë me dije vet ministri Lekaj me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, të cilin po ua japim të plotë në vijim.

“Vizitën në Greqi e fillova me takimin e zëvendës guvernatorit të Bankës së Greqisë, John Mourmouras. Me të diskutuam për mundësinë që potenciali ekonomik grek të orientohet për të investuar në Kosovë. Mourmouras që më parë ishte zëvendës ministër i financave dhe shumë shpejtë do të jetë prijësi i Bankës Qendrore, pranoi ftesën time për të vizituar Kosovën në fillim të vitit 2019″.

“Meqë shumë të rinjë nga Kosova e Shqipëria shkollohen në Republikën Helene, qëndrimin tim këtu e shfrytëzova për të vizituar edhe “New York College”, një institucion arsimor në Greqi, Shqipëri e Çeki. Elias Foutsis, themeluesi i këtij kolegji, faktor në politikbërjen greke, premtoi përkrahje të vazhdueshme për studentët tanë që janë pjesë e kolegjit të tij dhe bashkëpunim me institucionet arsimore në Kosovë”, shkruan në statusin e ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj.