Lekaj: Po të ishte Haradinaj në Kosovë Serbia nuk do të sillej në këtë mënyrë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se po të ishte lideri i partisë së tij në Kosovë, Ramush Haradinaj, Serbia nuk do të sillej në këtë formë si po sillet me Kosovën.

Lajme

18/01/2017 22:29

“Mosprezenca e Haradinajt në Kosovë e bën Serbinë më të lirë për të vepruar në Kosovë ngase nuk ka ndonjë faktor që mundet të ndalojë”, ka thënë Lekaj në televizionin Rrokum.

Haradinaj u arrestua me 4 janar në Francë teksa po udhëtonte me familje, për t’u ndaluar nga gjykata në pritje të një vendimi për kërkesën e Serbisë që dëshiron ta ekstradojë Haradinajn në Serbi, ku edhe dëshiron ta gjykojë për krime lufte.

Në të njëjtën kohë, Serbia provokoi edhe me trenin ilegal të linjës Beograd-Mitrovicë që u ndalë në Rashkë

Lekaj ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, duke shtuar shtuar se ato nuk do të mund të ndodhin sepse është i bindur se Haradinaj do të kthehet së shpejti në Kosovë, ngaqë vendimi i Serbisë është puro politik.

Ai ka shtuar se udhëheqja kosovare nuk duhet të gabojë të shkojë në zgjedhje pa Ramushin në asnjë mënyrë.