Lekaj pas sulmit në xhaminë e Artanës: Kosova nuk i ka në traditë sulmet ndaj kulteve fetare

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj me anë të një postimi në rrjetin social facebook ka dënuar sulmin ndaj një xhamie në Artanë (Novobërdë)

Lajme

15/04/2017 20:41

Ai ka thënë se Kosova nuk e ka pasur në traditë të sulmojë kultet fetare të askujt, transmeton lajmi.net

“Në këtë kuptim edhe akti i sotëm, vandalizmi i bërë ndaj një objekti fetarë, Xhamisë në Artanë (Novobërdë) është i papranueshëm dhe si i tillë duhet dënuar e duhet izoluar. Ai (ata) që e kanë bërë këtë duhet të dalin para drejtësisë sa ma parë. Kosova nuk e ka në traditë të sulmohen kultet fetarë të askujt edhe në kohët më të vështira kjo është vërtetuar. Prandaj nuk duhet toleruar që këto veprime të bëhen përditshmëri”, ka shkruar Lekaj në facebook.

Lexo postimin e plotë:

Është koha për paqe, është koha që të jemi “sy-katër”.

Komunitetet në Kosovë pa dallim feje e nacionaliteti duhet të jenë në mirëkuptim e në harmoni të plotë, kështu i ndihmojmë vendit dhe vetes secili prej nesh.

Në këtë kuptim edhe akti i sotëm, vandalizmi i bërë ndaj një objekti fetarë, Xhamisë në Artanë (Novobërdë) është i papranueshëm dhe si i tillë duhet dënuar e duhet izoluar. Ai (ata) që e kanë bërë këtë duhet të dalin para drejtësisë sa ma parë.

Kosova nuk e ka në traditë të sulmohen kultet fetarë të askujt edhe në kohët më të vështira kjo është vërtetuar. Prandaj nuk duhet toleruar që këto veprime të bëhen përditshmëri. /Lajmi.net/