Lekaj: PAN-i i ka siguruar numrat për Qeverinë

Deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, tha se deri më sot nuk kanë hasur në bashkëpunimin e LAA-së dhe VV-së.

Lajme

25/07/2017 20:34

“Për këtë PAN është dhënë hapësirë  që të këtë bashkëpunim edhe me deputetët e tjerë, pasi që deputetë janë autonom”, tha Lekaj për televizionin publik.

Sipas tij janë bërë të gjitha përgatitjet për seancën e 3 gushtit.

Lekaj tha se i kanë numrat që të marrin besimin  për një qeverisje të re të udhëhequr nga Haradinaj.