Lekaj nuk i frikësohet mocionit të opozitës: Ne nuk rrijmë me duar në xhepa

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në një intervistë me shkrim për lajmi.net ka treguar për prioritetet që i ka si ministër gjatë vitit 2018.

Lajme

01/01/2018 16:00

Lekaj gjithashtu e ka komentuar edhe mocionin e mundshëm që po flitet se mund të bëhet nga opozita në vitin e ardhshëm. Ai ka thënë se nuk i frikësohet një mocioni të tillë, pasi qeveria Haradinaj “nuk po rrinë me duar në xhepa”.

Ministri i Infrastrukturës ka dhënë detaje edhe për temën mjaft shumë të komentuar, atë të 63 milionëve që Bechtel Enka po ia kërkon shtetit të Kosovës.

Lekaj ka fajësuar qeverinë e kaluar të drejtuar nga Mustafa për këto borxhe, por ka shtuar se kjo çështje ende nuk është e përmbyllur pasi do të kenë diskutime me kompaninë në fjalë për të arritur një zgjidhje.

Lexoni intervistën e plotë me ministrin e Infrastrukturës.

Lajmi.net: Si e vlerësoni rrjedhën e vitit 2017 për AAK-në dhe për juve personalisht?

Pal Lekaj: Ka patur zhvillime interesante, disa pozitive, disa me pak pozitive. Aleanca gjatë këtij viti u tregua se vazhdon të jetë e qendrueshme dhe shteformuese, tregoj poashtu se është parti e cila po e zgjeron bazen e vet të besimit qytetarë. Ne kemi qenë e do të vazhdojm të jemi në krye të detyrës kur bëhet fjalë për interesa të shtetit tonë. Sa i përket anës përsonale, jam munduar të jap kontributin tim si brenda subjektit, ashtu edhe në të mirë të zhvillimeve në vend. Përgjithësisht është vit për t’u vlerësuar pozitivisht dhe për të parë cka duhet të bëhët edhe me mirë për vitin që po vjen.

Lajmi.net: Si ministër i Infrastrukturës, cilat do të jenë synimet e juaja për vitin 2018 dhe për gjithë mandatin?

Pal Lekaj: Ashtu sic edhe jemi zotuar bashkë me kryeministrin, do të angazhohemi të gjithë bashkë që brenda këtij mandati të përmbyllim historinë e infrastrukturës së madhe, autostradave, të përfundojmë të gjitha ato rrugë që Kosovën e lidhin me koridoret pan-evropiane, që këto autostrada të bëhën me standardet me të larta, të cilat përvec që do të na lidhin me Evropen dhe Botën, të duken edhe vet se në Kosovë është Evropa. Në 2018, do të rifillojnë disa nga rrugët që ka kohë se janë ndërprerë punimet në to, për arsye të ndryshme. Do të rifillojë autostrada Prishtinë – Pejë, Prishtinë – Mitrovicë, Prishtinë – Merdare, Prishtinë – Gjilan, Dollc – Gjakovë, do të fillojnë (e dikund, dikund edhe do të përfundojnë) punimet në zgjerim e hyrje daljeve të qyteteve, poashtu gjatë 2018 do të fillojë investimi në ndriçim dhe sinjalistikë të rrugëve, sepse sot për sot në ketë aspekt rrugët tona janë për keqardhje. Do të fillojë modernizimi i hekurudhave të Kosovës, me një investim nga BERZH’i dhe shumë projekte e punë të tjera, të gjitha këto për të kompletuar Kosovën njëherë e mirë sa i përket infrastrukturës, si asaj rrugore, hekurudhore dhe aviacionit civil dhe në të tjera drejtime.

Lajmi.net: Gjatë stinës së dimrit gjendja  e rrugëve bëhet më e vështirë, a i keni marrë të gjitha masat që të mos ketë probleme?

Pal Lekaj: Përveç në disa vende Malore të larta ku ka erodime të gurëve dhe dheut thuajse në përdishmëri, e ku ndërhyhet më shpejtësinë me të madhe për të rikthyer situaten normale, përgjithësisht rrugët që i mbikqyrim ne si Ministri e Infrastrukturës janë të kalueshmë dhe mirëmbahën për të qendruar të tilla edhe kur ka të reshura të pandalshme por edhe kur kemi temperature në minus gradë dhe mund të ketë ngrica. Problematika që vazhdon të jetë është ajo e ndricimit dhe sinjalistikës, ne me të marrë detyrën kemi nisur procedurat ligjore dhe në vitin 2018 do të fillojnë investimet me të mëdha të para ndonjëherë që këto ceshtje të gjejnë zgjidhje. Viti 2018 do të jetë viti i sigurisë dhe standarteve në trafik, nuk do të lejojmë lëshimë cfare kanë ndodhur më herët. Kur të ndërtohen rrugët do të bëhën me të gjitha elementet përcjellësë, qoftë të sinjalistikës vertikale, horizontale, por edhe të ndricimit të tyre. Ne i kemi marrë të gjitha masat që dimri të mos na befasojë dhe në bashkëpunim me të gjitha instancat tjera relevante, policinë, FSK-n dhe Emergjencat e Kosovës do të jemi në krye të detyrës për të ofruar sigurinë e nevojshme që qytetarët të levizin lirshëm.

Lajmi.net: Edhe pse keni nisur punën që një kohë të shkurtër ka zëra se mund të ketë mocion nga opozita? Sa e shihni të mundshëm rrëzimin e qeverisë?

Pal Lekaj: Ne vet kemi qenë opozitë dhe vazhdimisht kemi thënë që ish –qeveria nuk meriton të vazhdojë të jetë aty ku ka qenë, dhe prandaj kemi bërë mocion kundër saj dhe ka kaluar. Ai mocion nuk është bërë për të shpetuar veten, por Kosovën nga një qeveri e plogësht, e paguximshme dhe që Kosovën e linte mbrapa në të gjitha segmentet. Ajo cka deshirojë të them me ketë është, nëse opozita na kërcënon me mocion, vetëm si shenjë hakmarrje, atëherë është për keqardhje, sepse qeveria Haradinaj nuk e njeh asnjë ditë pa punë në këto 100 ditë, janë marrë vendim të forta e të guximshme për një sër çështjesh me rëndësi e shumë praktike për jetën e qytetarëve. Pra me një fjalë, ne nuk po rrijmë me duar në xhepa. Kosova ka nevojë që të vazhdojë me ndryshimin e filluar dhe besojë shumë që kështu do të vazhdojë deri në fund të mandatit, vetëm me dinamikë edhe me të madhe.

Lajmi.net: Është diskutuar shumë për punën e 63 milionëve që po kërkohen nga Bechtel Enka. Cila është e vërteta?

Pal Lekaj: E vërteta është se ish qeveria përvec se ka qenë neglizhente, është sjellë e ka shfaq jo sinqeritet me partnerët dhe kontraktorët që kanë kryer punë në të gjithë sektorët e më së shumti në infrastrukturë. Një rast i tillë është edhe ky me kontraktorin Bechtel & Enka e cila po i kryen punimet në autostraden e dytë në Kosovë, në atë “Arbën Xhaferi” që e lidhë Kosovën me Maqedoninë. Para tre viteve ish-qeveria është dakorduar që ka nevojë për me zgjatë kontraten e përfundimit të punimeve në ketë segment rrugorë, kjo për shkak të pamundësisë së shlyerjes së obligimeve financiare. Janë dakorduar për rreth 15 milionë euro që do të kushtontë ajo zgjatje. Pastaj nuk e kanë kryer as ketë obligim dhe në të njëjtën kohë në total, gjatë këtyre tre viteve të keqqeverisjes së tyre, janë vonuar në pagesa afro 60 përqind, për të mos thënë edhe më shumë, kjo ka nënkuptuar ulje të ritmit të punës nga kontraktori dhe rritje e rrezikut për penallti nga ana e të njëjtit. Çdo penallti për Kosovën nga B&E do të thoshte rreth 40 mijë euro në ditë denim për Kosovën dhe buxhetin e saj të vogël, për këto tre vjet penallti do të thoshte edhe rreth gjysmëmiliardi euro dëmtim për buxhetin e shtetit. Kërkesa prej 63 milionëve është si formë e dëmshpërblimit për kompaninë për pamundësinë e saj që të punojë, nga pa përgjegjesia e ish-qeverisë, e cila edhe nuk i ka kryer obligimet ndaj saj, por në të njëjtën kohë edhe e ka injoruar përballjen me të. Por ajo cka deshirojë të theksojë është që kjo 63 ende nuk është punë e kryer, sepse B&E ka bërë llogaritë e saja, ndërsa pasi t’i bëjmë analizën tonë, bashkë me kompaninë mikqyrëse dhe ekspertët e Ministrisë së Infrastrukturës, do të ulemi dhe do të bisedojmë më mundësin e arritjes së një kompromisi, gjë në të cilën besojmë shumë.

Lajmi.net: Haradinaj ka nisur punën me një dinamikë të shtuar, cilat do të jenë prioritet e tij dhe kabinetit qeverisës për aq kohë sa udhëheqin me ekzekutivin?

Pal Lekaj; E vërtetë është që kryeministri Haradinaj dallon shumë nga paraardhësit e tij kryeministra. “Punën e sotme nuk e len për nesër”, ne po tentojmë që t’i përshtatemi kësaj dinamike dhe po bësojë që jemi të sinkronizuar. Prioritetet e kryeministrit janë prioritete te të gjithë neve, besojmë që gjatë mandatit tonë, Kosova do të përmbyllë shumë tema të lëna pezull, edhe sa i përket aspektit të jashtëm edhe atij të brendshëm. Kemi dinamik të rritur në angazhim për të zhvilluar vendin ekonomikisht, termocentrali Kosova e Re është njëri nga gjigandet që do të krijojë mundësi punësimi dhe zhvillimi, sepse do ta pavarësojë plotësisht Kosovën edhe në aspektin e energjisë elektrike, shumë e nevojshme për të thithur investitorë nga jashtë, sic e thash me lartë, përmbyllja infrastrukturore e Kosovës, lidhja me koridore, integrimi dhe njohja e Kosovës në arenën ndërkombëtare, si shtet sovran, vizat tashmë janë qeshtje e zgjidhur në afat shumë të shkurtër, bësojmë shumë që vitin tjetër do të ketë dicka konkrete në ketë drejtim, ruajtja e terësisë territoriale, forcimi i sovranitetit të brendshëm, krijimi i Ushtrisë, forcimi i lidhjes me Shqipërinë, me SHBA’të dhe shumë tema të tjera që kërkojnë vendosmëri dhe guxim për t’i shtyrë përpara, gjëra këto që kryeministrit nuk i mungojnë.

Lajmi.net: Në fund, mesazhi juaj për gjithë qytetarët për Vitin e  Ri?

Pal Lekaj: Po lemë pas një vit nga i cili duhet të nxjerrim mësimet e duhura për të përballuar me ballin lart vitin që po vjen, vitin 2018. Viti që po hyjmë është një betejë, që duhet fituar me çdo kusht, nësë jemi të bashkuar do t’ia arrijmë të tejkalojmë çdo sfidë. Le të jetë viti 2018 një hap tutje, në rrugën e përparimit të Kosovës tonë. Unë dhe familja ime Ju urojmë çdo të mirë e mbarësi të gjithëve dhe Gëzuar Vitin e Ri!. /Besian Beha/Lajmi.net/