Lekaj: Nëse vendi shkon në zgjedhje pa Ramushin, do t’i ndalojmë me çdo çmim (video)

Pal Lekaj, AAK, ka thënë se prej faktorit politik në Kosovë mundet me u prit çdo gjë, madje edhe zgjedhjet e parakohshme në mars, por sipas tij, kjo nuk duhet të ndodh pa Ramush Haradinajn.

Lajme

18/01/2017 19:58

“Mosprezenca e Haradinajn në Kosovë e bën Serbinë më të lirë të veprojë në Kosovë ngase nuk ka ndonjë faktorë që mundet me ndalu”, ka theksuar Lekaj.

Lekaj ka thënë, se kjo nuk do të ndodh ngase jam i bindur se Haradinaj ka me u kthye së shpejti në Kosovë ngase vendimi i Serbisë është puro politik.

Ai ka shtuar se lidershipi kosovar s’duhet të gabojë dhe të shkojë në zgjedhje pa Ramushin. /Lajmi.net/

YouTube player