Lekaj nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Jasharin e Lladrovcin

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, vizitoi sot komunën e Skenderajt ku u prit nga kryetari Bekim Jashari dhe komunën e Drenasit, me ç’rast u takua me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, ku u nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, në mbështetje të projekteve infrastrukturore të këtyre komunave.

Lajme

20/02/2018 16:06

 

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjeve me kryetarin e Skenderajt,  ministri Lekaj, ka deklaruar se edhe Skenderaj, sikurse të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, do ta ketë mbështetjen e merituar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.

“ Ndihem mirë që sot jam në Drenicë, pasi që Drenica është simbol i rezistencës, dhe është rreshtuar drejtë në historinë e lavdishme të popullit shqiptar, prandaj është ndjenjë e mirë që sot jemi te kryetari i Skenderajt së bashku me kryetarin e Drenasit, dhe që arritëm një memorandum mirëkuptimi  me të dy kryetarët për infrastrukturën, e që ka ndikim pozitiv në zhvillimin e kësaj ane dhe të këtyre dy komunave. Ndihem shumë mirë që ne si Ministri e Infrastrukturës, por edhe si Qeveri e Kosovës, do ta mbështesim këtë rajon me projekte që kanë rëndësi të madhe për  qytetarët e kësaj ane. Kjo është një pikënisje dhe do të vazhdojmë prap, pasi që u dakorduam që  do të kemi edhe projekte të tjera në infrastrukturën rrugore. Ne morëm përsipër që me rishikimin e buxhetit të realizojmë edhe projekte të tjera rrugore, që kanë kanë ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik dhe lidhejn e  dy komuanve, si dhe lidhjen e fshatrave me këto qytete. Ne si Qeveri e Kosovës jemi të përkushtuar t’u qëndrojmë afër komunave dhe t’i mbështesim fuqishëm në projektet e tyre që janë në të mirë të qytetarëve“, tha ministri Pal Lekaj.

Ndërkaq, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, duke e falenderuar ministrin Lekaj, ka thënë se kjo mbështetje e institucioneve qendrore ka rëndësi të madhe për Skenderajn dhe qytetarët e saj, të cilët janë edhe përfitues të këtyre projekteve të mbështetura nga Ministria e Infrastrukturës. Jashari ka thënë se marrëveshja e nënshkruar sot, është një nisje e mirë drejtë realizimit të projekteve të Skenderajt.

Më pas, ministri Pal Lekaj, vizitoi Drenasin, ku u prit nga kryetari i saj Ramiz Lladrovci, e me të cilin nënshkruajti marrëveshje bashkëpunimi, për disa projekte që kanë rëndësi vitale për Drenasin dhe qytetarët e saj. Ministri Lekaj tha se Drenasi dhe Drenica në tërësi, do ta ketë mbështetjen e fuqishme të Qeverisë së Kosovës, e në veçanti të Ministrisë së Infrastrukturës.

“Ndihem shumë mirë që ne si Qeveri e Kosovës dhe si Ministri e Infratsrukturës, jemi afër komunave dhe për atë që sot e nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi për mbështetje finaciare të projekteve, që do ta lidhin qytetin me zonat rurale. Ministria e Infratsrukturës do të jetë derë e hapur e juaja, sepse e di kontributin tuaj edhe të mëparshëm kryetar, andaj unë së bashku me bashkëpunëtorët e mi do të jemi në mbështetje të projekteve tuaja që kanë impakt pozitiv edhe në zhvillimin ekonomik në përgjithësi, si dhe në zhvillimin e Drenasit. Të jeni të bindur se ne do të jemi të saktë në projekte dhe implementimin e tyre dhe nuk do t’i zgjasim projektet siç ka ndodhur në të kaluarën”, tha minisitri Pal Lekaj.

Kurse kryetari Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke e falenderuar ministrin Leklaj për mbështetjen e madhe që po i jep kësaj treve, ka deklaruar se Drenasi si komunë dhe ai personalisht do të jenë në dispozicion të Ministrisë së Infrastrukturës sa herë që të ketë nevojë për bashkëpunim.

“Dëshiroj ta falenderoj edhe njëherë ministrin Pal Lekaj, për kontributin që po e jep në përshpejtimin e proceseve me anë të nënshkrimit të memorandumeve për infraastrukturën në komunën e Drenasit dhe Skenderajt. Siç e dini  më herët ne nënshkruam një marrëveshje mirëkuptimi për rrugën me katër korsi që ka filluar dhe që kalon nga Klina e Ultë- Skenderaj dhe vazhdon në Polluzhë-Drenas-Komoran. Ndërsa tani nënshkruam memorandum për rrugët lokale të komunës së Drenasit. Falenderoj ministrin për punën që po e bënë, sepse komuna e Drenasit, ka akoma nevojë për dorën e Qeverisë së Kosovës, që ta kemi një infratsrukturë sa më të mirë për qytetarët tanë“, deklaroi kryetari Lladrovci.