Lekaj, Molliqajt: AAK nuk është satelit i askujt

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se AAK nuk është satelit i PDK-së, e as një partie tjetër.

Lajme

09/03/2017 22:26

Kjo erdhi si një kundërpërgjigje për Sekretarin Organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj i cili ka thënë se AAK është shndërruar në satelit të AAK-së dhe se qëndrimet e të dyja partive janë afruar.

“I them Molliqajt se AAK nuk është satelit i askujt. Jemi për mbrojtjen e shtetit dhe për çkado që është në të mirën e vendit, Aleancën e ke aty”.

“AAK çdoherë ka qenë parimore dhe për forcimin e shtetit, pa marrë parasysh nga kanë ardhur iniciativat. I kemi paguar faturat, si Ramush Haradinaj që po e paguan faturën e shqiptarisë”.

“Nuk e kemi shikuar interesin partiak. Në këtë kohë kur miratohet një Rezolute për Haradinaj dhe thuajse se ne kemi bërë kompromis për këtë”, ka thënë ai në Zona e Debatit.

“Figura e zoti Haradinajt i ka mbledhur të gjitha grupet parlamentare për pezullimin e dialogut me Serbinë”.