Lekaj merr garancë nga zyrtarët gjermanë për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka vazhduar edhe pasditen e djeshme takimet në Gjermani ku po qëdron për një vizitë zyrtare.

Lajme

10/11/2017 09:11

 

Lekaj është takuar me deputetin e Parlamentit Evropian, Denis Radtke, deputetin e CDU-së në Budestagun gjerman, Matthias Hauer dhe zyrtarë tjerë.

Lekaj ka thënës e nga zyrtarët gjermanë ka marrr garanci për zhvillimet pozitive që sipas tij do të ndodhin për rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s, transmeton lajmi.net

“Interesimi për Kosovën ekziston  në të gjitha nivelet qeverisëse të Republikës Federale të Gjermanisë, mirëpo deri tash ka munguar  pala kosovare, e cila në disa raste sikur nuk ka shfaqur interesim të mjaftueshëm. Në ato biseda delegacioni ynë mori garanca se në partneritet të plotë do të ndodhin zhvillime pozitive për Kosovën dhe për rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe në NATO”, ka thënë Lekaj.

Delegacioni kosovar vazhdon vizitën në Gjermani, ku edhe ditët e ardhshme do të zhvillojë aktivitete të rëndësishme.​ /Lajmi.net/