Lekaj: Kemi gaz të mjaftueshëm për çdo seancë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se kanë gaz të mjaftueshëm lotsjellës, duke thënë kështu që do të veprojnë njëjtë në çdo seancë.

Lajme

14/12/2015 10:57

Lekaj, ka thënë se do të pengojnë të gjitha seancat ashtu siç e kanë bërë edhe deri më tani dhe se kanë sasi të mjaftueshme të gazit lotsjellës për ta bërë këtë.

“Kemi gazë të mjaftueshëm sa herë që të ketë seanca”, është shprehur Lekaj

Ai më tutje ka thënë se kjo qeveri po krijon kriza të thella.

“Sa më shumë që po vazhdon diktaturën kjo qeveri, po krijon kriza më të thella.”, ka thënë Lekaj.

Ai është shprehur se do të vazhdojnë manifestimet dhe aksionet e opozitës së bashkuar.

“Ne do të vazhdojmë më manifestime, protesta por edhe veprime në Kuvendin e Kosovës”, ka treguar Lekaj.

Lekaj më tutje ka thënë se hedhja e gazit lotsjellës është gjëja më e vogël që mund ta bëjnë në rrugën për pengimin e marrëveshjeve për asociacionin dhe demarkacionin me Malin e Zi, raporton lajmi.net

“Ne jemi të qëndrueshëm, kjo është diçka prej veprimeve më të vogla kundër atyre dy marrëveshjeve”, ka vlerësuar Lekaj.

Ndërkaq, Lekaj ka folur edhe për aktivistët e Opozitës, të mbledhur jashtë kuvendit.

“Njerëzit jashtë kuvendit nuk i kemi ftuar, ata janë aktivistë që kanë ardhur të na mbështesin pa ftesën tonë, ashtu siç kanë bërë gjithmonë”, është shprehur Lekaj./lajmi.net