Lekaj: Ka filluar negociimi për 63 milionë euro me “Bechtel&Enka”, autostrada kryhet më 31 dhjetor

Doganaj ishte vendi ku prej një ure në autostradën e re "Arbën Xhaferi” u vrojtua puna e kompanisë “Bechtel&Enka”.

Lajme

18/01/2018 16:44

Me këtë punë i kënaqur ishte ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj. “Jam i kënaqur me punët që janë duke u kryer. Dhe do të jemi të kujdesshëm që të kryejmë obligimet tona. Por jemi këmbëngulës që të kërkojmë edhe standarde, siç po e shini ka standarde të larta”, tha Lekaj, raporton Ndërtimi.info.

Në pyetjet e Ndërtimi.info në lidhje ne 63 milionë eurot e kërkuara nga kompania, ai tha se ato janë të pretenduara dhe se do negociohen.Edhe njëhere po e sqarojë mirë për ata që ndoshta nuk e kanë kuptuar. 63 milionëshi është pretendim i “Bechtel&Enkas”, për neglizhencën për mos-marrjen e vendimeve, mos-kryerjen e borxheve të viti 2014-2015 dhe 2016. Ne kemi filluar bisedimet dhe unë mendoj që shumë shpejtë do të dalim me konkluzionet për opinonin dhe për qytetarët në përgjithësi“, sqaroi Lekaj.

Ai ka thënë se segmenti i radhës do të përurohet në qershor të këtij viti, prej ku do mbesin edhe 20 kilometra deri në kufi me Maqedoninë.

“Ky segment prej Ferizajt deri në Doganaj do të përfundoj në muajin qershor, kështu që do t’i afrohemi kufirit për 20 kilometër. Dhe mbetët edhe 20 kilometërshi apo segmenti i fundit i kësaj autostrade që përfundon me 31 dhjetor të viti 2018”, ka treguar ministri Lekaj.

Vizita e ministrit ishte edhe në pjesën ku po ndërtohet ura prëj 5.4 kilometra e gjatë, që do të jetë ndër më të gjatat në rajon.