Lekaj: Investimet në rrugën Gurrakoc – Klinë lehtësojnë jetën e banorëve të Istogut e Klinës – Lajmi.net
Lekaj: Investimet në rrugën Gurrakoc – Klinë lehtësojnë jetën e banorëve të Istogut e Klinës
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 17:42, 9 November 2018
I pari i infrastrukturës, Pal Lekaj, bashkë me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha, vizitoi punimet në asfaltimin e rrugës Gurrakoc – Klinë, rrugë kjo që e lehtëson dukshëm qarkullimin rrugor në këtë segment.

Kjo rrugë me gjatësi prej 16 kilometra​, po asfaltohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe ka kosto mbi një milionë euro, transmeton lajmi.net.

Ministri Lekaj duke i uruar qytetarët për këtë rrugë deklaroi se aksi i parë prej 5 kilometra po përfundon këtë vit, kurse aksi i dytë nga Zallqi e deri në Klinë do të kryhet në fillim të vitit që po vjen.

Lekaj po ashtu i kërkoi punëkryesit që të punohet sipas standardeve të parapara dhe specifikave të projektit për këtë rrugë, duke kërkuar cilësi për një rrugë sa më të sigurt dhe me tërë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, thuhet në komunikatën për media të Ministrisë së Infrastrukturës.

Kurse deputeti Berisha e falënderoi ministrin Lekaj për këtë investim të nevojshëm prej kohësh dhe e dha lajmin e mirë se sot është marrë vendim që në vitin që vjen do të asfaltohen mbi 50 kilometra rrugë në Istog, rrugë të cilat do të ndihmojnë dukshëm zhvillimin e turizmit në bjeshkët e kësaj ane. /Lajmi.net/ 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO