Lekaj inspektoi disa projekte infrastrukturore të Obiliqit

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj vizitoi sot komunën e Obiliqit, dhe u prit nga kryetari Xhafer Gashi.

Lajme

12/10/2017 17:44

Në këtë takim u bisedua për projektet rrugore të kësaj komune të cilat do të realizohen në të ardhmen, thuhet në njoftimin e MI-së.

Pas këtij takimi, ministri Lekaj tha:” Sot jam te kryetari i Obiliqit, kryetari më i vendosur  dhe më kërkues, për projektet. Unë e përgëzoj për punën që e ka bërë gjatë mandatit të tij si kryetar duke realizuar me sukses projekte të shumta që kanë pasur impakt pozitiv për qytetarët e kësaj komune.

Ne si Ministri e Infrastrukturës jemi të gatshëm që të përkrahim projektet rrugore të Obiliqit në vlerë deri në 3 milionë euro. E sigurova kryetarin se ministria jonë do të përkrahë projektet e kësaj komune të cilat janë në të mirë të qytetarëve. Ne do të jemi mbështetës të du “, transmeton lajmi.net.

Ndërsa kryetari Gashi e falenderoi ministrin Lekaj, për këtë vizitë. ” Ne bashkëbisesuam me ministrin Lekaj për problemet e infrastrukturës rrugore të komunës sonë. Ministrin Lekaj e njoftova edhe me problemin që është në magjistralen M2 lidhur me ndriçimin e kësaj pjese si dhe për problemet e zhurmës që krijohen nga autostrada. Po ashtu e njoftova edhe me gjendjen e rrugëve se ku është e domosdoshme që të investohet”.

Pas këtij takimi ministri Leka dhe kryetari Gashi inspektuan punimet në urën fshatit Plemetin dhe rrugën që lidhë fshatrat Palaj-Grabovc. /Lajmi.net/