Lekaj i bindur: Sot votohet Demarkacioni

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, në një prononcim për Telegrafin ka bërë të ditur që seanca për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi do të vazhdojë sot në orën 11:00 dhe do të marrë epilog pozitiv.

Lajme

21/03/2018 09:10

Lekaj tha se ratifikimi i kësaj Marrëveshjeje do të bëhet sot.

“Sot do merr epilog pozitiv ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, që do të thotë votohet”, ka thënë Lekaj për Telegrafin.

Të martën pas një seance maratonike në Kuvendin e Kosovës ku në rend dite ishte ratifikimi i Projektligjit të Demarkacionit me Malin e Zi, u vendos që vazhdimi i kësaj seance të jetë në orën 11:00.

Vazhdimi i kësaj seance është vendosur sot në orën 11:00. Për ratifikimin e kësaj Marrëveshjeje nevojiten 80 vota nga 120 deputetët e Kuvendit.