Lekaj: Gjykata vendos nëse do të publikohet kontrata për Autostradën “Arbën Xhaferi”

Anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, ku është duke raportuar ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj për penaltinë prej 63 milionë euro karshi kompanisë “Bechtel&Enka”, kanë kërkuar qe të bëhet sa më parë publike kontrata me këtë kompani për autostradën “ Arbën Xhaferi”, raporton Ndërtimi.

Lajme

23/01/2018 12:58

Por për këtë ministri Lekaj ka thënë se kontrata do të publikohet, por që për këtë vendos Gjykata Themelore.

Pasi që siç e ka arsyetuar ai se ish-ministri ka nënshkruar një kontratë e cila trajtohet si private.

“Kontrata do të publikohet. Të gjithë ne po pajtohemi në përikmëri të zbatohet kontrata dhe ai që del jashtë shkel ligjin…Është e çuditshme pse është nënshkruar kontrata që trajtohet si private. Mua më obligon Gjykata Themelore ta publikojë kontratën, përndryshe ne bëjmë shkelje të klauzolës. Sikur të isha ministër nuk do ta kisha nënshkruar, mua më obligon kontrata të mos veprojë sepse dëmi është shumë më i madh”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se tashmë janë kryer të gjitha obligimet dhe janë paguar 180 milionë euro.

Ministri ka shtuar se do të insistojë që të publikohet kontrata dhe të jenë transparent, por nëse pala nuk pajtohet atëherë çështjen mund ta zgjidh vetëm Gjykata.