Lekaj e Berisha përurojnë projekte infrastrukturore në Klinë

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, bashkë me ministrin e FSK-së Rrustem Berisha dhe kryetarin e Klinës, Zenun Elezaj, kanë përuruar rrugët e asfaltuara të fshatit Poterq dhe fillimin e punimeve në fshatin Gjurgjevik i Madh.

Lajme

16/10/2018 14:35

Rrugët e fshatit Poterq kanë gjatësi mbi 6 kilometra dhe janë realizuar me mbështetjen e plotë të MI-së.

Projekti i rrugës së Gjurgjevikut të Madh me gjatësi prej 4 kilometra, do të realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe komunën e Klinës.

Lekaj në një postim në Facebook ka shkruar se ministria që ai drejton po e mban premtimin e dhënë banorëve të Poterqit para një viti, se ky fshat do të bëhet me infrastrukturë moderne .

Ky është postimi i plotë:

Një rrugë përfundoi e një e re filloi. Banorët e Potërqit në Klinë, nga sot kanë në dispozicion rrugët e asfaltuara. Ndërsa në Gjurgjevikun e Madh të kësaj komune filluan punimet për rrugë të re 4 kilometërshe. Ky projekt do të realizohet ne bashkëpunim me Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe komunën.

Jemi gjithandej Kosovës, për të mirën e qytetarëve!