Lekaj: Beteja e Koshares sikur lufta e 300 spartanëve

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj në përvjetorin e Betejës së Koshares ka bërë një krahasim të kësaj ngjarje të rëndësishme historike për Kosovën me Luftën e 300 spartanëve.

Lajme

09/04/2017 14:10

Ky është shkrimi i plotë i Lekajt:

”Beteja e Koshares – sikur lufta e “300 spartanëve”

Beteja e Koshares, thyerja e kufirit (të padrejtë) ndërmjet dy vendeve shqiptare ishte mesazh se Serbia nuk ka qëndrueshmëri me tutje në Kosovë. Djemtë e vajzat e UÇK-së  që u angazhuan në këtë betejë janë “spartanet” që e goditën përfundimisht makinerinë gjenocidiale të Serbisë dhe i ndalën turrin vrastar asaj makinerie.

Sot e çdo herë duhet t’i kujtojmë me pijetet të lartë dëshmorët e kësaj betejë dhe të gjithë ata që ranë në luftën çlirimtarë të UÇK-së. Lavdi!”