Leipzig e ka të pamundur transferimin e Calhanoglu, kjo është arsyeja

Hakan Calhanoglu vazhdon të jetë dëshira e madhe për skuadrën e RasenBallsport Leipzig.

Sport

17/01/2019 19:45

Por, një rikthim në Bundesliga duket se do të jetë i pamundur për reprezentuesin turk, pasi skuadra e Leipzig ka një problem.

Drejtori sportiv dhe trajneri i skuadrës, Ralf Rangnick ka deklaruar se është financiarisht e pamundur që të transferohet Calhanoglu, transmeton lajmi.net.

Raportimet në mediet italiane bëjnë të ditur se Leipzig duhet të ofrojë rreth 20 milionë euro për ta rikthyer mesfushorin në ligën gjermane.

Është pikërisht Bundesliga ajo ku Calhanoglu ka filluar karrierën e tij, me skuadrën e Karlsruher, ku pati më shumë se 50 paraqitje mes viteve 20111/2013, para se të kalonte në Hamburg.

Në Hamburg ai luajti për vetëm një sezon, ku pastaj kaloi tek skuadra e Bayer Leverkusen, për të vazhduar aventurën e tij në Bundesliga.

Ishte viti 2017 që e dërgoi turkun në Serie A, tek Milan, mirëpo duket se ai nuk e ka gjetur vetën më së miri në këtë skuadër. /Lajmi.net/