Leipzig-Bayern, skuadra e kualifikuar vendoset pas penalltive

Bayern Munchen është kualifikuar në rrethin tjetër të DFB Cup pas fitores ndaj Leipzigut.

Sport

25/10/2017 23:30

Skuadra e Jupp Heynckes e ka mposhtur Leipzigun vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

Koha e rregullt prej 90 minutash përfundoi me rezultat të barabartë prej 1:1.

Të parët në epërsi kaluan vendasit përmes Emil Forsberg në minutën e 68-të.

Megjithatë, bavarezët barazuan pas pesë minutash përmes Thiago Alcantaras.

Gola nuk pati më dhe ndeshja shkoi në penallti.

Në penallti më të saktë u treguan bavarezët që fituan me rezultat, 5:4.