Leipzig-Bayern, pas VAR-it zbret në fushë edhe diçka tjetër

Tashmë pas VAR-it, edhe celulari po “ndihmon” arbitrimin.

Sport

26/10/2017 17:47

Bajerni i Mynihut mundi me penallti Lajpcigun, në transfertën që ishte e vlefshme për 1/16-at e Kupës së Gjermanisë.

Por në fakt, ndeshja u bë e njohur për një tjetër motiv.

Në fund të pjesës së parë, drejtori sportiv i Lajpcigut, Ralf Rangik, zbriti nga vendi i tij në tribunë, dhe u drejtua për tek fusha e lojës.

lajpcig bajern

Motivi ishte për të kundërshtuar njërin prej arbitrave anësor, i cili pak më parë kishte kthyer një faull të cilin kryesori e akordoi për vendasit, por pas një konsultimi me asistentin anësor, e ktheu për Bajernin.

Për këtë arsye, drejtori Rangik la vendin e tij, dhe me telefonin e tij i tregoi anësorit faullin, që sipas tij i takonte Lajpcigut. Tashmë pas VAR-it, edhe celulari po “ndihmon” arbitrimin…

drejtori lj

YouTube player