“Leicesteri” i Rusisë nuk ka të ndalur, deklason skuadrën e madhe

Skuadra e Rostovit vazhdon të kryesojë në Premier Ligën ruse, kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund.

Sport

27/04/2016 18:36

Rostovi është befasia e kampionatit të Rusisë.

Kjo skuadër po konsiderohet edhe si “Leicesteri” i këtij shteti.

Në ndeshjen e fundit kampionale, Rostovi e deklasoi Zenitin duke e mposhtur 3:0, për ta vazhduar kryesimin me një pikë më shumë se CSKA Moska.