Leicester interesohet për sulmuesin e Manchester City

Leicester City ka shprehur interesim për sulmuesin e Manchester Cityt, Kelechi Iheanacho.

Sport

22/07/2017 19:54

Zëvendëspresidenti i kësaj skuadre ka konfirmuar se blerja e Iheanachos do të ishte ideale për dhelprat, transmeton lajmi.net

Ai gjithashtu ka konfirmuar se deri më tani nuk ka ndonjë ofertë zyrtare për mesfushorin ofansiv, Riyad Mahrez.

“Në këtë moment nuk ka ofertë reale për Mahrez. Tregu i transferimeve tani është më i vështirë, por që ofertat për Mahrez mungojnë”, tha ai.

Kelechi Iheanacho është liruar nga trajneri Pep Guardiola, i cili e ka larguar nga skuadra sulmuesin e ri. /Lajmi.net/