Leicester City, viktima e radhës e Manchester Cityt

Manchester City kanë vazhduar me formë të lartë edhe pas xhiros së 12-të të Premierligës.

Sport

18/11/2017 17:51

Skuadra e Pep Guardiolas, ka shënuar fitoren e 11-të këtë edicion, duke e mposhtur në udhëtim Leicester Cityn, 0-2.

Në këtë sfidë, në të dy pjesët u shënua nga një gol.

Gabriel Jesus në minutën e 45’ i dha epërsinë e parë Cityt, ndërsa në minutën e 49’, De Bruyne shënoi për 0-2.

Me 34 pikë, City mban kryesimin në Premierligë, ndërsa xhiron e ardhshme luan në udhëtim te Huddersfield./Lajmi.net/