Leicester City emëron trajnerin e ri (FOTO)

Leicester City ka gjetur trajnerin e ri.

Sport

11/03/2017 14:25

Craig Shakespeare do të konfirmohet si trajner i Leicester Cityt deri në fund të sezonit, në fillim të javës së ardhshme, ka bërë të ditur “Sky Sports News”.

Burime të mediumit të madh britanik kanë raportuar se marrëveshja është arritur dhe do të nënshkruhet para duelit të kthimit me Sevillan në Ligën e Kampionëve, të martën e ardhshme, përcjell “lajmi.net”.

Bisedimet mes klubit nga Premierliga dhe përfaqësuesve të Shakespeare janë duke shkuar mirë dhe palët pritet që së shpejti ta zyrtarizojnë marrëveshjen.

Shakespeare mori drejtimin e Leicester Cityt pas shkarkimit të Claudio Ranierit. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6