Legjislatura e fundit, më e dobëta

Tashmë është bërë një lloj zakoni që për çdo vit kur bëhen vlerësimet e punës së institucioneve në përgjithësi dhe Kuvendit në veçanti, si percepcion i përgjithshëm është se kjo ishte legjislatura më e dobët e Kosovës.

Lajme

29/12/2014 08:50

Por, shikuar nga perspektiva e vitit 2014, legjislatura që shpërndau veten në muajin maj, duket të ketë qenë me të vërtetë më e dobëta deri më tani në historinë e parlamentarizmit në Kosovë.

Në strategjinë legjislative për vitin 2014, Kuvendi i Kosovës kishte paraparë të miratonte rreth 100 ligje, por në fund përfundoi me rezultatin prej 25 ligjeve të miratuara.

Një nga arsyet, mendohet të jetë edhe fakti që legjislatura paraprake shpërndau vetveten më 7 maj, kështu që shumë projektligje mbetën në procedurë dhe u kthyen mbrapsht për t’u riproceduar nga qeveria në përbërjen e re të Kuvendit.

Janë 30 projektligje të cilat në momentin e shpërndarjes së Kuvendit kanë mbetur në procedurën e shqyrtimit që sipas rregullores së punës së Kuvendit do të mbesin në procedurë rikthehen edhe një herë nga fillimi në procedurë në Qeverinë e Kosovës.

Si pasojë e shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, që nga muajin maj, shumë ligje kanë mbetur pa u miratuar. /Tribuna/