Legjendat përcaktojnë ekipin ideal

Kanë kaluar 17 xhiro në Premierligë, të enjten do të zhvillohet e 18’ta. Këto, të mjaftueshme për të nxjerr konkludime sa i përket futbollistëve më të dalluar deri më tani gjatë këtij edicioni. Në fakt, dy legjenda të futbollit anglez, tani analistë në televizionin Sky Sports, Gary Neville dhe Jamie Carragher kanë përcaktuar ekipin ideal,…

Sport

25/12/2013 12:00

Kanë kaluar 17 xhiro në Premierligë, të enjten do të zhvillohet e 18’ta. Këto, të mjaftueshme për të nxjerr konkludime sa i përket futbollistëve më të dalluar deri më tani gjatë këtij edicioni.

Në fakt, dy legjenda të futbollit anglez, tani analistë në televizionin Sky Sports, Gary Neville dhe Jamie Carragher kanë përcaktuar ekipin ideal, në dy versione.

Ish mbrojtësi i Manchester Unitedit dhe ai i rivalit Liverpool kanë ndarë mendime të njëjtë sa i përket futbollistëve si Aaron Ramsey, Yaya Toure, Wayne Rooney, Luis Suarez, Sergio Aguero, Dejan Lovren e Seamus Coleman.

Ekipi i pëzgjedhur nga Jamie Carragher

Por, Neville në mesin e katërshes tjetër e inkuadroi portierin Tim Howard, Phil Jagielkan, Leighton Bainesin dhe Adam Lalllanu kurse Carragher u përcaktua për Simon Mignolet, Per Mertesacker, Luke Shaw dhe Ross Barkley.