Legjendat këndojnë për legjendën (Video)

Madonna i ka kushtuar një performancë legjendës Prince, gjatë mbrëmjes së Billboard Music Awards të dielën, duke kënduar këngën”Nothing Compares to You”.

ShowBiz

23/05/2016 12:43

Më pas, ajo ka ftuar në skenë Stevie Wonder, e bashkë e kanë interpretuar hitin “Purple Rain”.

Ajo e prezantoi performancën, duke e krahasuar vdekjen e “Prince” me një tërmet dhe duke kërkuar një minutë heshtje për nder të këngëtarit.

Madonna e cila kishte pasur edhe bashkëpinime me Prince, u paraqit në skenë në një fron. Këngëtarja kishte veshur një kostum të shkëlqyeshëm në ngjyrë lejla dhe filloi të performonte “Nothing Compares To You”, ndërsa në fund të interpretimit të saj, legjenda Stevie Wonders u ngjit në skenë për të kënduar “Purple Rain” së bashku.

YouTube player