Legjendari Jordan e mposht fansin e Bryantit (Video)

Michael Jordan ka treguar se është ende në formë të mirë, përkundër fakti se është tashmë 51 vjeç. Legjenda e basketbollit e ka mposhtur një fans të Kobe Bryant, në lojën 1 kundër 1.

Sport

21/07/2014 11:20

Për Michael Jordan vitet mund të kalojnë, por kjo nuk nënkupton se ai do të harrojë të luajë basketboll. Assesi.

Këtë e ka vërtetuar legjenda e basketbollit ditë më parë, kur u përball me një tifoz të Kobe Bryant, në lojën 1 kundër 1.

Përkundër faktit se është 51 vjeç, Jordan me eksperiencën e tij e mposhti tifozin e Bryan.