Legjenda shqiptare merr drejtimin e Lirisë së Prizrenit (FOTO)

Pasi vari këpucët në gozhdë, Bledi Shkëmbi është gati të nisë një aventurë të re si trajner.

Sport

15/06/2017 22:37

Ish-mesfushori dhe kapiteni i Skënderbeut është pranë marrjes së drejtimit të Lirisë së Prizrenit në kampionatin e Kosovës.

Mësohet se Shkëmbi ka marrë një ofertë nga drejtuesve e klubit kosovar dhe pritet që shumë shpejt të zyrtarizojë bashkëpunimin për 1 vit me këtë skuadër.

Bledi Shkëmbi punoi për pak muaj si asistent i Xhemal Mustedanagiç te Shqipëria U17 dhe tani është gati të fillojë karrierën si trajner.

Duket se ish-lojtarin e Kombëtares e ka bindur serioziteti dhe projekti i mirë menduar sportiv i drejtuesve të Lirisë që të pranojë këtë ofertë, e cila pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme.