Legjenda, Ozilit: Nëse dëshiron tituj, transferohu te kjo skuadër

Ish mesfushori i Kombëtares së Gjermanisë dhe Bayern Munich, Michael Ballack, ka këshilluar bashkëvendësin e tij, Mesut Ozil, që të transferohet te skuadra bavareze.

Sport

08/02/2017 20:57

Ballack ka deklaruar se e dinë mirë që Ozil është lider i padiskutueshëm te Arsenalit, por nëse dëshiron tituj të rëndësishëm, duhet te transferohet te Bayern Munich.

“Mesut është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai e dinë se është një lojtar i padiskutueshëm te Arsenali. Por, nëse dëshiron të fitojë tituj të rëndësishëm, ai për t’i arritur këto e ka mundësinë e madhe te Bayerni”, ka deklaruar Ballack, përcjell lajmi.net.

Ballack gjatë karrierës së tij, ka qenë pjesë e Bayer Leverkusen, Bayern Munich e Chelsea.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.