Legjenda e Milanit: Juventusi është favorit në Ligën e Kampionëve

Legjenda e Milanit, Zvonimir Boban, e sheh Juventusin favorit për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.

Sport

02/01/2019 16:17

‘Bianconerët’ kanë arritur të fitojnë shtatë tituj radhazi të Serie A në shtat vitet e fundit, por nuk gëzojnë lavdinë evropiane që nga viti 1996, kur ishin mundur nga Borussia Dortmund.

Për të arritur suksesin në Ligën e Kampionëve, skuadra italiane verën e fundit ka transferuar nga Real Madrid pesë herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.

“Në aspektin sportiv mendoj se ishte një nga marrëveshjet më të mëdha sportive”, ka deklaruar Boban, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ronaldo është Ronaldo, dhe pas kësaj nëse ai rrit marketingun, kjo është diçka ekstra”, ka shtuar kroati, derisa komentonte transferimin e portugezit te Juventus.

“Bazuar në atë që ata kanë treguar, ata janë favoritë në Ligën e Kampionëve, por duhet të se si do të luajmë kur takohen me skuadrat e mëdha”./Lajmi.net/