Legjenda e Man Utd: Mourinho kishte të drejtë për këtë gjë

Vështirësitë mbrojtëse të Manchester United kundër Paris Saint Germian tregojnë se Jose Mourinho kishte të drejtë në lidhje me problemet në klub gjatë gjithë kohës.

Sport

13/02/2019 18:09

Kështu ka deklaruar legjenda e Manchester United, Peter Schmeichel, i cili thotë se mbrojtja e dobët e ‘Djajve të Kuq’ u shfrytëzua nga gjigantët e Ligue 1, të cilët në ‘Old Trafford’ shënuan dy gola për fitore 0-2 në Ligën e Kampionëve.

Presnel Kimpembe shënoi golin e parë, ndërsa Kylian Mbappe vulosi rezultatin përfundimtar.

“Ne mund të mbahemi si tifozë”, ka deklaruar Schmeichel, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ju mund të merrni 10 fitore në 11 ndeshje, por në perspektivën me të gjerë ne tashmë e dimë se Mourinho po luftonte për të sjellë një apo dy mbrojtës qendre”.

“Ai e bëri këtë sepse ka një problem në qendër të gjysmës ose në mbrojtje. Ka disa djem që mund ta bëjnë këtë punë, por problemi nuk është larguar. Ky problem është shfrytëzuar sot”./Lajmi.net/