Legjenda e madhe do të bëjë revolucion të madh në futboll, zbulohet skema

Ai mund të ketë kaluar vite nën drejtimin e Jose Mourinhos në Inter, por Thiago Motta dëshiron të kryesojë në menaxhment me një mendim krejtësisht të ndryshëm në aspektin e taktikave.

Sport

21/11/2018 14:46

Thiago Motta dëshiron të luajë një formacion ‘superofansiv’.

36-vjeçari aktualisht  është trajner i U19-ve të Paris Saint-Germain, ndërsa në një intervistë, italiani thotë se dëshiron të revolucionojë lojën duke përdorur një ekip që ‘kontrollon ndeshjen me presion të lartë dhe shumë lëvizje me ose pa top.

Motta dëshiron që portieri të llogaritet si një mesfushor, përcjell “lajmi.net”.

Në një intervistë me gazetën italiane ‘Gazzetta dello Sport’, ish-mesfushori i PSG-së shpjegoi taktikën e tij

“Ideja ime është që të luaj ofanziv, një ekip një ekip që luan një lojë të shpejtë, me ose pa top”, tha ai.

“Unë dua lojtarin që ka topin të ketë tre ose katër zgjidhje dhe dy bashkëlojtar për ta ndihmuar. Vështirësia në futboll është, shpesh për të bërë gjëra thjesht, por për të kontrolluar bazën, të kalojë dhe të lirohet.

“Nuk më pëlqejnë numrat në fushë, sepse ju mashtrojnë. Ju mund të jeni familjarizuar me një 5-3-2 dhe 4-3-3”, ka shtuar më tej Motta.

Më vonë në intervistë, gazetari Andrea di Caro pyeti nëse ai po fliste për një formacion 2-7-2:

“Jo, portieri llogaritet si një nga mesfushorët e shtatë. Për mua, sulmuesi është mbrojtësi i parë dhe portieri është sulmuesi i parë. Portieri fillon lojën, me këmbët dhe sulmuesit janë të parët që bëjnë presion që ta fitojnë topin.”, përfundoi italiani, transmeton “lajmi.net”.

Motta vazhdoi të thotë se qëllimi i tij është të menaxhojë ekipin e parë të Paris Saint-Germain. /Lajmi.net/